ForumiCalendarGalleryPytësoriKërkoLista e AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Ketu i keni po thuajse te gjitha trikat e IPKO-se

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
arajka
Admin


Posts: 122
Voto: 308
Join date: 23/09/2008
Age: 37

MesazhTitulli: Ketu i keni po thuajse te gjitha trikat e IPKO-se   Wed 19 May 2010 - 13:42

1. Transferi i kredive
Kur mbeteni pa kredi dhe duhet të bëni thirrje, ose të dërgoni SMS, ekziston një mundësi e mirë që ta bëni këtë. Dikë që e njihni, nga llogaria e tij - mund t’ju transferojë kredi në llogarinë tuaj. Kështu, ju do të mund vazhdoni tutje.

Kredinë mund ta transferoni në këtë mënyrë:
Thirrni *124*shuma e kredisë*049xxxxxx#
Pranoni konfirmimin dhe shkruani sërish: *124#
Transferi është kompletuar.
Transferi i kredisë kushton: 0.10 Euro.
Minimumi i dërgimit të kredisë është: 1.00 Euro.
Maksimumi i dërgimi të kredisë është: 50.00 Euro.



2. Porosia – MË thirr!
Nuk ju ka mbetur më kredi në telefonin tuaj? Mos u mërzitni. Me shërbimin Porosia – Më thirr, mund të dërgoni porosi edhe kur nuk keni kredi. Prandaj, ju kurrë nuk do të mbeteni pa komunikuar.

Duke thirrur *130*049 xxxxxx# - ju do t’i dërgoni porosi personit që dëshironi, për t’i treguar që nuk keni kredi.

Ky shërbim është pa pagesë.


3. SMS Thirrjet e parealizuara
Nuk do të mbeteni asnjëherë pa e kuptuar se kush ka thirrur në numrin tuaj, përderisa nuk keni pasur qasje në rrjetë, ose telefonin e keni pasur të fikur. Sapo ta lëshoni telefonin, ose sapo të keni qasje në rrjetë – do ta pranoni një SMS, me informata se kush ju ka kërkuar, në çfarë dite dhe në çfarë ore.

ADMINISTRIMI I SHËRBIMIT
Ky shërbim është aktiv. Deaktivizoni dhe aktivizoni shërbimin kur të doni ju vetë.

Me SMS
Për të aktivizuar shërbimin, dërgoni SMS me tekstin “Plus smsm”, në numrin 123.
Për të deaktivizuar shërbimin, dërgoni SMS me tekstin “Minus smsm”, në numrin 123.
Shfrytëzuesi ngarkohet me pagesë për SMS e dërguar.

Thirrni në IPKO, Qendra për Thirrje
Kontaktoni në numrat pa pagesë: 049 700700, ose 038 700700 - për t’ju ndihmuar rreth aktivizimit/deaktivizimit të shërbimit.


4. MMS – Mesazhe Multimediale
Nuk keni aparat me të cilin do të ruani momente të rëndësishme? Nuk është problem. Me shërbimin MMS - ju mund t’i ndani momentet me familjen dhe shoqërinë ne çdo kohë, ose edhe vetëm disa sekonda pasi që ato ndodhin. Ruani të gjitha momentet dhe shpërndani ato me këdo që dëshironi.

ADMINISTRIMI I SHËRBIMIT
Aktivizoni dhe deaktivizoni shërbimin kur të doni ju vetë.

Me SMS
Për të aktivizuar shërbimin, dërgoni SMS me tekstin “Plus mms”, në numrin 123.
Për të deaktivizuar shërbimin, dërgoni SMS me tekstin “Minus mms”, në numrin 123.
Shfrytëzuesi ngarkohet me pagesë për SMS e dërguar.

Në këtë mënyrë, ju keni aktivizuar shërbimin MMS. Mirëpo, duhet ta konfiguroni telefonin tuaj mobil - për të pasur mundësi ta përdorni shërbimin plotësisht. Për konfigurim, ju lutem kontaktoni qendrën e thirrjeve të IPKO’s, prej nga agjentët tanë ju dërgojnë konfigurimet automatikisht në telefonin tuaj, pa pasur nevojë të bëni konfigurimin në mënyrë manuale. Ju vetëm duhet ta dini markën dhe modelin e telefonit që keni.

Thirrni në IPKO, Qendra për Thirrje
Kontaktoni në numrat pa pagesë: 049 700700, ose 038 700700 - për t’ju ndihmuar rreth aktivizimit/deaktivizimit të shërbimit.

Konfigurimi i MMS në mënyrë manuale
Për ata që dëshirojnë të intervenojnë drejtpërdrejt në telefonat mobilë të tyre, për të konfiguruar vetë shërbimin MMS, më poshtë janë të listuara informatat e nevojshme.

Profile name: IPKO MMS
APN: ipko
Username: lëreni zbrazët (nuk ka nevojë)
Password: lëreni zbrazët (nuk ka nevojë)
Proxy address: 213.229.249.040
Proxy port: 9201, ose 8080
Service centre address: http://mms.ipko.net


5. Internet – GPRS/EDGE
Shfletoni website të ndryshëm, lexoni lajmet më të fundit, dërgoni dhe merrni e-mail, ose inkuadrohuni në biseda online. Me një shpejtësi sa hap e mbyll sytë, shërbimi GPRS/EGDGE ju mundëson të gjitha këto.

ADMINISTRIMI I SHËRBIMIT
Aktivizoni ose deaktivizoni shërbimin kur të doni ju vetë.

Me SMS
Për të aktivizuar shërbimin, dërgoni SMS me tekstin “Plus gprs”, në numrin 123.
Për të deaktivizuar shërbimin, dërgoni SMS me tekstin “Minus gprs”, në numrin 123.
Shfrytëzuesi ngarkohet me pagesën për SMS e dërguar.

Në këtë mënyrë, ju keni aktivizuar shërbimin GPRS/EDGE. Mirëpo, duhet ta konfiguroni telefonin tuaj mobil - për të pasur mundësi ta përdorni shërbimin plotësisht. Për konfigurim, ju lutem kontaktoni qendrën e thirrjeve të IPKO’s, prej nga agjentët tanë ju dërgojnë konfigurimet automatikisht në telefonin tuaj, pa pasur nevojë të bëni konfigurimin në mënyrë manuale. Ju vetëm duhet ta dini markën dhe modelin e telefonit që keni.

Thirrni në IPKO, Qendra për Thirrje
Kontaktoni në numrat pa pagesë: 049 700700, ose 038 700700 - për t’ju ndihmuar rreth aktivizimit/deaktivizimit të shërbimit.

Konfigurimi i GPRS në mënyrë manuale
Për ata që dëshirojnë të intervenojnë drejtpërdrejt në telefonat mobilë të tyre, për të konfiguruar vetë shërbimin GPRS, më poshtë janë të listuara informatat e nevojshme

Profile name: IPKO
APN: ipko
Username: lëreni zbrazët (nuk ka nevojë)
Password: lëreni zbrazët (nuk ka nevojë)
Proxy address: 213.229.249.040
Proxy port: 9201, ose 8080


7. Paraqitja e Numrit - CLIP
Ky funksion është aktiv pa ndërhyrje dhe mundëson paraqitjen e numrin e personit që thërret, në telefonin mobil të shfrytëzuesit.

Shihni gjendjen CLIP: *#30# shtyp

8. Fshehja e Numrit - CLIR
Ky funksion nuk aktivizohet pa ndërhyrje. Ky funksion ua mundëson telefonuesve të fshehin numrat e tyre, ose ID, kur ata thërrasin dikë.

Fsheh ID: #31#MSISDN Shtyp (Fsheh një herë kur shfrytëzuesi ka numrin e paraqitur në mënyrë të përhershme).

Trego ID: *31#MSISDN Shtyp (Tregon një herë kur shfrytëzuesi ka numrin e fshehur në mënyrë të përhershme në telefon).

Kontrollo gjendjen e Fshehjes së Numrit: *#31# Shtyp


9. Thirrja në Pritje
Ky funksion do të aktivizohet pa ndërhyrje dhe ua mundëson shfrytëzuesve të përdorin dy linja të bisedës në të njëjtën kohë, duke kaluar nga njëra bisedë në tjetrën - pa mbyllur asnjërën nga thirrjet.

Aktivizimi: *43# Shtyp
Deaktivizimi: #43# Shtyp
Kontrollo gjendjen e thirrjes në pritje: *#43# Shtyp

Për të ndërprerë bisedën momentale dhe për t’u lidhur me telefonuesin tjetër, shtypni: 1
Për të mbajtur në linjë bisedën momentale dhe për t’u lidhur me telefonuesin tjetër, shtypni: 2


10. Mbajtja e Thirrjes
Ky funksion do të aktivizohet pa ndërhyrje. Lejon shfrytëzuesit të mbajnë thirrjen në linjë dhe të marrin thirrjen tjetër, ose të shtypin një numër tjetër, ndërkohë që flasin. Pala tjetër nuk do të dëgjojë bisedën e thirrjes tjetër.

Për të mbajtur bisedën në linjë dhe për të marrë thirrjen tjetër, shtypni 2
Për të rimarrë bisedën në linjë, shtypni 2
Për të mbajtur bisedën në linjë dhe për të thirrur një numër tjetër, shtypni 2
Për të lëvizur para dhe pas mes bisedave, shtypni 2


11. Transferimi / Ridrejtimi i Thirrjeve
Vërejtje: Nëse dëshironi t’i ridrejtoni të gjitha thirrjet në Sekretarinë Telefonike, shtypni:
049900901 në vendin [numri i telefonit].

Transferimi / Ridrejtimi i thirrjes së pakushtëzuar
Aktivizimi: **21*[numri i telefonit]# Shtyp
Deaktivizimi: ##21# Shtyp
Kontrollimi i gjendjes së Thirrjes së Transferuar: *#21# Shtyp

Transferimi / Ridrejtimi i thirrjes së kushtëzuar
Transfero kur linja është e zënë
Aktivizimi: **67*[numri i telefonit]# Shtyp
Deaktivizimi: ##67# Shtyp
Kontrollimi i gjendjes së Thirrjes së Transferuar: *#67# Shtyp


Transfero kur nuk ka përgjigje
Aktivizimi: **61*[numri i telefonit]# Shtyp
Deaktivizimi: ##61# Shtyp
Kontrollimi i gjendjes së Thirrjes së Transferuar: *#61# Shtyp


Transfero kur linja nuk mund të kapet, nuk ka sinjal
Aktivizimi: **62*[numri i telefonit]# Shtyp
Deaktivizimi: ##62# Shtyp
Kontrollimi i gjendjes së Thirrjes së Transferuar: *#62# Shtyp
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://arsimkabashi.go-ogler.com
 

Ketu i keni po thuajse te gjitha trikat e IPKO-se

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  :: -