ForumCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Haku i Nenes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tinuushe



Posts : 32
Voto : 3
Join date : 07/10/2008
Age : 31

MesazhTitulli: Haku i Nenes   Wed 8 Oct 2008 - 10:46

Pejgamberi a.s i tha Selman Farisiut: O Selman eja tu bëjmë një vizitë të vetmuarve.
Kush janë të vetmuarit o i Dërguar i All-llahut xh.sh?


Të vetmuar janë ata të cilët janë shpërngulur nga kjo botë në botën tjetër, pra të vdekurit që nuk u ka mbetur kush mbrapa për ti kujtuar. Pastaj shkuan bashkë tek varrezat. Kur mbërritën tek koka e një varri Pejgamberi a.s qau aq shumë sa iu lagën rrobat. Selmani r.a duke mos e kuptuar arsyen e qarjes e pyet të Dërguarin. O i Dërguar i All-llahut xh.sh përse po qani kaq shumë? O Selman në këtë varr është një djalë i ri që po vuan një dënim shumë të rëndë. Dënimi i rëndë këtij djali më bëri të qaj kaq shumë.


Pas kësaj vazhdoi Pejgamberi a.s: më erdhi Xhebraili a.s dhe e pyta përse po i bëhet ky dënim kaq i rëndë këtij djali?


Xhebraili a.s përgjigjet: Ky djali i ri kur ka qenë në këtë botë ka kundërshtuar nënën e tij dhe në momentin e vdekjes nuk i ka kërkuar hallallek nënës së vet, për këtë arsye ky djalë do ta vuaj këtë dënim të rëndë deri në ditën e gjykimit.


Pas kësaj Pejgamberi a.s i thotë Selmanit r.a: O Selman tani shko në Medine thuaj Bilalit ta thërrasë të gjithë popullin e Medines të vijnë në varreza. Selmani r.a shkon menjëherë dhe ia bën të ditur Bilalit r.a urdhrin e Pejgamberit a.s. Bilali hip në një vend të lartë dhe thërret të gjithë popullin për në varreza. Kur vijnë të gjithë në varreza Pejgamberi a.s u thotë: Shkoni të gjithë në krye të varrezave të njerëzve të vet. Ndërsa vetë priste tek koka e të riut. Të gjithë shkuan tek varrezat e njerëzve të vet por tek varri që po qëndronte Pejgamberi a.s nuk po vinte njeri. Pas një kohe të shkurtër erdhi një grua plakë me shkop në dorë dhe qëndroi pranë varrit të djalit të ri.


Pejgamberi a.s i tha plakës: Nënë çfarë e ke këtë që është në varr?


Ёshtë biri im o i Dërguar.


A ke qenë e zemëruar me të kur ka qenë gjallë?


Po kam qenë e zemëruar dhe vazhdon ti tregojë Pejgamberit a.s: Një ditë erdhi vonë në shtëpi dhe i kishte rënë derës disa herë por nga që nuk e kisha dëgjuar e hapa pak me vonesë. Për këtë arsye ai më shtyu me duart e tij dhe më lëndoi shumë. Pas kësaj nuk kaloi shumë dhe vdiq. Për këtë arsye nuk ia bëra hallall hakun tim biri.


Pejgamberi a.s i tha: nënë bëja hallall hakun djalit tënd sepse ai po vuan në varr. Plaka nga që ishte me zemër të thyer nuk pranoi. Pas kësaj Pejgamberi a.s i tha: nëse ti nuk do ia bësh hallall hakun djalit tënd ai do e vuaj këtë dënim deri në ditën e gjykimit pastaj do ta vuaj edhe në xhehenem hapi syrin e zemrës dhe i tregoi dënimin që po vuante i biri i sajë. Nëna filloi të shohë dënimin e të birit. I biri ishte rrethuar në të katër krahët nga zjarri që donte ta digjte. I biri thërriste me zë të lartë o nëna ime e dashur ku je eja më shpëto. Pasi plaka e pa të birin në këtë gjendje iu lut All-llahut xh.sh: O Zot fale birin tim nga ata që ka bërë unë ja bëj hallall hakun tim si nënë që jam. Pas kësaj All-llahu xh.sh ia bën varrin djalit të ri një bahçe nga bahçet e xhenetit. Pas kësaj Pejgamberi a.s u drejtua nga populli dhe u tha: çfarë kujtoni ju se është varri, varri është o një gropë nga gropat e xhehenemit ose një bahçe nga bahçet e xhenetit.
"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.4umer.net/memberlist.forum
 
Haku i Nenes
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Jusuf Gërvalla
» Skënder R. Hoxha: Dushkaja kërkon gjurmime arkeologjike
» Përparim Hysi: Mallkimi i nënës
» Feksor Shkurti:NËNËS SIME TË SHTRENJTË
» AGIM GASHI: PËR 8 MARSIN DITËN E NËNËS

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Temat :: Islam-
Kërce tek: