ForumiCalendarGalleryPytësoriKërkoLista e AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Hallalli dhe Harami

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tinuushe



Posts: 32
Voto: 3
Join date: 07/10/2008
Age: 29

MesazhTitulli: Hallalli dhe Harami   Thu 9 Oct 2008 - 22:39

Një djalë i ri gjithmonë thonte në Qabe:
O All-llah ndihmësi i të drejtave…O Ndihmësi i atyre që mbrohen nga
haramet. O Zot të falenderoj dhe të lavdëroj Ty.Kjo gjë I tërhoqi
vëmImageendjen njërit dhe e pyeti të riun. Përse bën gjithmonë të
njëjtën lutje, nuk di lutje tjetër?Djali nisi ti tregojë: para 7-8
vitesh isha përsëri në Qabe dhe gjeta një qese plot me flori.Brenda në
të kishte plot një mijë flori. Nga brenda një me thoshte: me këto flori
bën këtë e këtë.Thash me vete jo, kjo qese nuk është e imja, kjo është
e dikujt tjetër nëse e përdor është haram”.Në këtë kohë njëri po
thonte: “A ka gjetur ndo njëri një qese?”E thirra atë dhe e pyeta: “ Si
është ajo qesja? Brenda në të çfarë ka?Ma tregoi se si ishte qesja dhe
tha që brenda në qese ka një mijë florinj. Unë iu thashë ja qesen e ke
këtu.


Burri hapi qesen dhe më dha tridhjet florinj.Shkova në treg ,
aty pashë se po shisnin një shërbëtor të vogël ishte me fytyrë të
pastër. Pastërtia e këtij fëmije më bëri përshtypje u shkova pranë.I
pyeta sa doni për këtë shërbëtor? Më thanë tridhjetë florinj.Tridhjetë
florinjtë që më dha burri ua dhashë atyre dhe mora fëmijën.Fëmija ishte
një djalë shumë i sjellshëm dhe i mirë. U gëzova shumë që e mora.Djali
më tregoi historinë e jetës së vet:Më tha unë jam djali i udhëheqësit
të Fasit. Paska qenë e shkruar për tu bërë shërbetor.Pas disa muajsh
dolëm bashkë me shërbëtorin tim në treg.Në treg pamë tre burra të pa
njohur. Shëbëtori më tha këta janë njerëzit e babait.Tani ata më gjetën
mua do kërkojnë që të më shitësh tek ata. Ti je njeri i mirë mos prano
të më shesësh nën tridhjetë mijë florinj.Ata erdhën pranë meje dhe më
thanë a na e shet këtë shërbëtorin neve duam ta blejmë? U thash
po.Thanë të japim gjashtëdhjetë mijë florinj. I thash nuk bën.Shkuan
duke e shtuar deri ne njëzet mijë florinj. I thashë mos u lodhni kot
nën tridhjetë mijë florinj sbëhet.Unë me ato tridhjetë mijë florinj
hapa vend pune. Bëra tregti u bëra më i pasur.Një ditë më thanë shokët
është një vajzë e mirë e një familjes shumë të mirë dhe të pasur.I ati
i ka vdekur tani shpejt. A pranon që të martojmë me të?Unë pranova. Pa
vonuar u lidh kurora dhe filloi të vinte paja me deve të mbushura
plot.Mes të gjithash në pajë më vrau syrin një qese, pyeta gruan çfarë
është kjo qese?Më tha brenda në të ka 970 florinj, babai këte qese e
kishte humbur në Haxh.Tridhjet prej tyre ia ka dhënë të riut që e
kishte gjetur qesen e të tjerat mi bëri mua dhuratë dhe më tha bijë
këtë qese e vë në pajë.Thash me vete pra këto florinj që paskam gjetur
në Qabe paskan qenë të miat. Nëse nuk do ia kisha dhënë të zotit do më
kishin ardhur nga një rrugë haram mua.Ndërsa tani më erdhën nga një
rrugë hallall. E falenderova dhe e lavdërova shumë Atë që më ruajti mua
nga haramet dhe më dha shumë të mira. RRISKU I NJERIUT PER TE GJITHE
JETEN E TIJ ESHTE CAKTUAR DHE VJEN NGA ALL-LLAHU XH.SH. POR MENYREN E
MARRJES SE TIJ NGA HARAMI OSE NGA HALLALLI E ZGJIDHNI VETE JU."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.4umer.net/memberlist.forum
 

Hallalli dhe Harami

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Temat :: Islam-