ForumiCalendarGalleryPytësoriKërkoLista e AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Çaj kundër infeksioneve te kanaleve urinare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tinuushe



Posts: 32
Voto: 3
Join date: 07/10/2008
Age: 29

MesazhTitulli: Çaj kundër infeksioneve te kanaleve urinare   Thu 9 Oct 2008 - 15:53

1)Çaj me bishta te vishnjeve
50 gr. bishta të thatë të vishnjeve
1 litër ujë e vlon pastaj ia qet bishtat dhe i len 20 minuta. I pin gjatë ditës me sheqer sipas shijes ose në vend të sheqerit me mjaltë.

2) çaj uvin;
1 filter me 100 ml. ujë, mund t’i shtohet mjaltë sipas shijes.

3) çaj kantarion;
1 filter me 100 ml. ujë, mund t’i shtohet mjaltë sipas shijes.


4) Çaj me cimet

100 ml ujë të vluar dhe 1 e katërta e lugës së vogël cimet. I qet sheqer ose mjaltë sipas shijes. Është e preferuar edhe për ngritjen e imunitetit.

5) Çaj kamomili

100 ml ujë të vluar ia qet 1 filter dhe e len të rrinë për 5-10 minuta. Sheqer i qet sipas shijes. Te femrat me cikël mujor dhe te lehonat nuk preferohet sepse mund të shkaktojë gjakderdhje.

6) Çaj karafili

100 ml ujë të vluar dhe 1 e katërta e lugës së vogël karafil i bluar ose 2 karafila të pabluar.
Preferohet të ipet edhe te ata fëmijë që kanë dhimbje të barkut sepse e bën lirimin e muskujve, gjithashtu edhe te ato gra që janë në muajin e nëntë të shtatzënisë e nuk mund të hapen për lindje sepse ky çaj e bën lirimin e muskujve dhe kështu mund të hapen lehtë në mënyrë natyrale. Kurse te ato gra që janë në fillim të muajve të parë ose në mes të shtatzënisë nuk preferohet sepse mund të kenë abort spontan ose lindje të parakohshme.

7) Çaj boronice

100 ml ujë të vluar me 1 filter i lëmë 5-10 minuta. Pastaj, duhet të pihet me sheqer sipas shijes ose me mjaltë. Përveç pastrimit të kanaleve të urinës është i mirë edhe për anemi.

Cool Çaj hithri

100 ml ujë të vluar me 1 filter të rrinë 5 -10 minuta. Përveç kanaleve të urinës është e mirë dhe e preferuar edhe për shërimin e anemisë, për rrënjën e flokëve, reumatizmin, diarenë, sëmundjet e mëlçisë, kundër gurëve në fshikëzën e tëmthit, për ndalimin e hemorragjisë, për shërimin e plagëve, për shërimin e kafshimit të insekteve, etj. Është e preferuar të përdoret një muaj me radhë pa ndërprerje dhe me mjaltë, vetëm nëse nuk keni mjaltë bën me sheqer sipas shijes. Për rënien e flokëve e përgatit si çaj dhe e len të lëshojë 20 minuta pastaj i shpërlan flokët me të për 10 ditë me radhë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.4umer.net/memberlist.forum
 

Çaj kundër infeksioneve te kanaleve urinare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  :: -