ForumCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 O shpirt i mërzitur! Mos e kujto të kaluarën. Harroje atë. Nuk ke pse të lidhesh me të e ta mbash veten pengë të saj. Mos u bë pengë!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tinuushe



Posts : 32
Voto : 3
Join date : 07/10/2008
Age : 31

MesazhTitulli: O shpirt i mërzitur! Mos e kujto të kaluarën. Harroje atë. Nuk ke pse të lidhesh me të e ta mbash veten pengë të saj. Mos u bë pengë!   Sun 26 Oct 2008 - 16:41

“Dhe kur të sëmurem Ai më shëron.” ( Kur’an, 26:80 )

O shpirt i mërzitur! Mos e kujto të kaluarën. Harroje atë. Nuk ke pse të lidhesh me të e ta mbash veten pengë të saj. Mos u bë pengë!


Ç’ke o shpirt i shqetësuar, që gjithçka po të shqetëson! Shqetësim, kur ti brenda teje i qetë s’je. Kërkon diçka, që ti as vetë nuk je në gjendje ta kuptosh! Pse nuk qetësohesh, e ta freskosh zemrën tënde duke përkujtuar se, shqetësimet e tepërta, të ndalojnë çdo lëvizje brenda teje; të bëjnë të paaftë të mendosh, e të bëjnë të rënduar ndaj çdo gjëje kur me të përballesh.


Pse mendon se ti je viktimë! Pse mendon se ti je i rënduari! Pse mendon se ti je shqetësimi vetë! Të është rënduar gjendja, por dije se askush gjendjen të lehtësuar s’e ka. Gjithkush ka diçka të pambaruar, diçka të pa arritur, diçka pra që e shqetëson! S’je i vetmi, por ndryshon vetëm mënyra sesi përjetohet a përballet ai shqetësim.


Të është rënduar dunjallëku! Të ka lodhur jeta! Të ka kapur rrota e problemeve! Të janë shtuar përgjegjësitë ndaj gruas, ndaj fëmijëve, ndaj familjes! Ke punë që duhet kryer!


Jo pra, dije o shpirt i shqetësuar! Se jeta e rënduar gjithnjë ka qenë! Deri në fyt, njerëzit, kanë qenë të mbushur me brenga. Asnjë njeri që sot merr frymë, nuk mund të thotë se jeta s’i është rënduar, apo që s’ka ndonjë brengë që e bren. Të gjithë kanë ndonjë shqetësim, ndonjë brengë, ndonjë problem. Porse je habitur, e po mendon se je i vetmi njeri në fytyrë të tokës me sfida e përgjegjësish të papërballueshme.


Jo, assesi! Secili njeri në fytyrë të tokës përballet me sfida e përgjegjësish që janë të papërballueshme, por pak prej njerëzve i përballojnë, e kur i përballojnë, megjithë vështirësitë, ia dalin mbanë! E ata janë të vendosurit, të përkushtuarit dhe ata që shpresojnë fortë në fuqitë e tyre. Ne e kemi parimin hyjnor: s’mund të ketë lehtësim, pa parapri vështirësimi. E pra, kush e kuptoi këtë, edhe shqetësimi kur shqetëson, ëmbëlsohet!


O shpirt i shqetësuar! Më thuaj, kush pra nuk ka ndonjë punë për të kryer! E kush pra nuk ka ndonjë përgjegjësi ndaj dikujt, qoftë ndaj familjes apo të tjerëve, ende të pa mbaruar. Pse shqetësimin ia shton vetvetes! Ti s’je i vetmi që të është mbushur kupa e pakënaqësive. Por eja t’i japim fund këtyre komplekseve, që po na i zënë frymën, e të marrim frymë lehtë!


Mos e ngushëllo veten, por ji racional! Mendo e arsyeto! Ne jemi brenda një procesi - brenda një rrethi të gjerë e të madhërishëm. Gjithçka që ndodhë në Univers, ne jemi në varësi të saj, dhe është e shoqëruar me urtësish të panjohura ndoshta për ne, dhe ndodhitë janë fryt i një plani të planifikuar me mjeshtëri! Ji i mëshirshëm pra ndaj vetvetes, e mos e mundo atë, sepse gjërat ndodhin, i mirëprite apo jo. Ashtu siç shkëlqejnë yjet me shkëlqimin e tyre, e reflektojnë bukuri gjatë natës së qetë, po ashtu edhe shpirti yt do të shkëlqente i qetë nëse i nënshtrohet tërësisht këtij plani, që ne jemi brenda tij (planit).


Je i brengosur, por atë brengë nxirre nga zemra, duke qenë i bindur se është shenjë e ndonjë çrregullimi brenda teje, e assesi jashtë teje. Nëse ti ke menduar keq për dikë, apo ke fyer dikë, apo i ke bërë ndonjërit keq, fale vetveten dhe kërko të falur prej atij që i ke bërë padrejtësi. Kështu çlirohesh prej asaj brenge, që ty po të mundon. Po s’fale dhe s’u fale, brenga sa vjen e rritet, e ti duke mos kuptuar.


O zemër e lodhur! Eja bashkë t’i çlodhim zemrat tona. Ne jemi njerëz, s’jemi të përkryer. Pasojë e qenies sonë harrestare, ne gabojmë dhe bëjmë padrejtësish, e kjo na mundon, dhe zemrat tona lodhen. Ne mund të ndjehemi të paforcë e të pashpresë, kur e shohim vetveten të padrejtë, të ngutur, e të paarsyeshme ndonjëherë. Por jemi njerëz, jemi harrestarë, e s’ka njeri të mos bëjë ndonjëherë ndonjë padrejtësi, e pse të humbim pjesën tjetër të jetës së mbetur duke e munduar veten me të kaluarën tonë.


O shpirt i mërzitur! Mos e kujto të kaluarën. Harroje atë. Nuk ke pse të lidhesh me të e ta mbash veten pengë të saj. Ti mund të mendosh se do të ishte më ndryshe e sotshmja jote, sikur të ishte kështu e ashtu, por ato thjeshtë janë mendime që cyten prej të keqit, që ti të mërzitesh e të zhytesh në errësirën e pandjesisë së sotshmes dhe të nesërmes. Ti ke forcë e vullnet në çdo kohë, të bësh atë që ia mësyn. E kaluara është dashur të ndodhë ashtu siç ka ndodhë, e ti sot mësyja të mirës dhe mbështetu Planifikuesit, Allahut të Madhërishëm!


Mos u përpiq të jesh ndryshe nga ç’je! Të mjafton të jesh ndryshe nga të tjerët. Pikërisht pse ti ke lindur i ndarë nga njerëzit tjerë, je i veçantë dhe për ty të tjerët kanë nevojë. Edhe pse të tjerët mund të mos jenë të ndërgjegjshëm për varësisë që kanë ndaj teje. Ti ngrihu, lëviz, shprehu, fol, kërko, shpreso, e dëshmo! Kur ti je i gjallë, gjithqysh do të lësh gjurmë.


Ëndërr jotja ka qenë të jesh bërë kështu e ashtu. Të kesh mbaruar ndonjë shkollë, apo të jesh punësuar në ndonjë punë… Po derisa këtë letër e lexon, ende je gjallë, ende ke mundësi të bëhesh kështu e ashtu! Ende ke mundësi të arrish atë që gjithmonë ke dashur. Kurrë nuk është vonë. Vetëm binde veten se, nuk është vonë, kaq të mjafton të nisesh drejt realizimit të ëndrrave tua. Po çka nëse ti e mendon të nesërmen pa bërë gjë në të sotshmen, sot, e viktimizon veten. Nuk ke pse e kujton menjëherë të ardhmen, sepse do të hasësh në qindra pengesa, e që në realitet nuk janë pengesa, por ke udhëtuar në një kohë, që ti je i pavetëdijshëm ndaj saj. Gjithçka kryhet në kohën e vet. Sot detyrë e jotja është ta bindësh vetveten që t’ia fillosh, e mesin e fundin, leja kohës!


O shpirt i mbingarkuar! Pse të duket se ke shumë përgjegjësish! Të duket vetja e ngulfatur! Bëhu sikur mjegullat kur rëndohen dhe errësohen, e lëshojnë të reshura, por të reshura të frytshme. Kur të shtohen përgjegjësitë, të ka ardhur koha të dëshmosh. Të veprosh. Kur ndjehesh i ngarkuar, mos e rëndo shpirtin, por hapu, zgjerohu, e nxirr fryte! Ke jetë brenda vetes, prandaj edhe ndjehesh përgjegjës e i ngarkuar. Falëndero Krijuesin tënd, e vepro!


Ç’ke o zemër e shqetësuar, që vetveten po e paaftëson e po e gjysmon, duke u zhytur në errësirën që ftohë, duke u zhytur në errësirën që bën të dështohet, duke u zhytur në errësirën që bën të dëshpërohet. Hapu dhe zgjerohu! Çliro veten nga burgi i errësirës errësirë palë-palë!


Vendos! Mësy! E thuaj: O Allah! O Planifikues, o Çlirues, o Shërues, Ti planifikon gjithçka, Ti çliron zemra e shpirtra nga errësira, Ti shëron zemra e shpirtra, më bëj t’i mbështesë çështjet e mia vetëm Ty, më çliro e më shëro!


Ruaj veten nga biseda e vetvetes dhe nga pëshpëritja, që të shtyn e të nxit të mendosh errët e keq, e kërko mbrojtjen e të Gjithëpushtetshmit, Allahut të Madhërishëm! E pra ti kërko mbështetje tek Allahu Fuqiplotë!

“Bisedën e fshehtë e nxit vetëm djalli për t’i shqetësuar ata që besuan, ndonëse ajo nuk mund t’i dëmtojë ata fare pa dëshirën e All-llahut, andaj vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët!” ( Kur’an, 58:10 )


Prapë, ruaje veten! Mos dysho në sukses, sepse ke Zot Allahun, Siguruesin, që robërve të Vet ua siguron suksesin!

“Ndërsa All-llahu do t’i shpëtojë me atë suksesin e tyre ata që kishin qenë të ruajtur. Ata nuk do t’i kapë e keqja e as nuk do të jenë të shqetësuar.” ( Kur’an, 39:61)


Mjaft shqetësim, ke Zot që të qetëson!

Ve-l-hamdu lilahi rabbi-l-alemin


Shkruan: Avni Tafili
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.4umer.net/memberlist.forum
 
O shpirt i mërzitur! Mos e kujto të kaluarën. Harroje atë. Nuk ke pse të lidhesh me të e ta mbash veten pengë të saj. Mos u bë pengë!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHPIRT I PA FAJ - POEZI. ARBEN DEDJA - Elbasan
» Fahri Xharra: Vajtimet e ''shqiptarëve'' për të kaluarën e ''ndritur''
» Vret veten policja e Kosovës, Policia e fsheh rastin
» Esat Ahmeti:Ai që nuk e njeh veten, nuk mund ta njohë as tjetrin
» REXHEP SHAHU:METAFORA E LIRISË OSE DIALOG I PËRFYTYRUAR ME VETEN

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Temat :: Islam-
Kërce tek: