ForumCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Urtësia e sprovave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tinuushe



Posts : 32
Voto : 3
Join date : 07/10/2008
Age : 31

MesazhTitulli: Urtësia e sprovave   Fri 7 Nov 2008 - 12:39

Njëra nga urtësitë është nxitja në lidhshmërinë, respektimin dhe nënshtrimin vetëm ndaj Allahut.








Në fatkeqësitë e besimtarit, kur armiku ndonjëherë i mposht, i nënshtron dhe i trondit ata, ekzistojnë një varg urtësish, të cilat hollësisht i di vetëm Allahu i Gjithëdijshëm.

Njëra nga urtësitë është nxitja në lidhshmërinë, respektimin dhe nënshtrimin vetëm ndaj Allahut, me qëllim që njerëzit t’i luten vetëm Atij për ndihmë kundër armikut. Sikur të ndihmohen vazhdimisht që të jenë me fuqi më të madhe dhe të tjerët t’iu nënshtrohen dhe ta mposhtin armikun e fuqishëm, besimi nuk do të kishte mbështetje e as ekzistencë të vërtetë. Urtësia e të Urtit vendosi që atyre t’ua mundësojë që ndonjëherë të jenë më të fuqishëm, ndonjëherë të mposhtur, sepse kur ata do të shtypen, atëherë do të bëhen më të nënshtruar ndaj Allahut, do të pendohen të përulur dhe me devotshmëri. Kur ata nënshtrohen nga të tjerët e mbrojnë fenë e Tij, i kryejnë detyrimet, të cilat janë të parapara me fe, urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, luftojnë kundër armikut të fesë dhe ndihmojnë ithtarët e saj.

Urtësia hyjnore caktohet ashtu që herë disa e mbajnë pushtetin e herë mbi ata sundojnë të tjerët. Në këtë mënyrë do të mund të njihen ata që e duan Allahun dhe të dërguarin e Tij nga ata të cilët nuk duan asgjë tjetër, përveç kësaj bote dhe lëvdatës.

Urtësia manifestohet edhe në atë mënyrë që Allahu i Madhërishëm te njerëzit e dëshiron devotshmërinë në të mirë dhe në të keqe, në sprovë si dhe kur njeriu është pa halle ashtu edhe kur mposhtet. Në të dy rastet Allahut i takon lojaliteti, me bindje se situata është caktuar me urtësi, se pa të zemra nuk do të dinte kah të drejtohet në mënyrë të drejtë dhe të saktë, ashtu sikur trupi nuk mundet pa ngrohtësi dhe pa ftohje, pa etje, uri, lodhje, etj. Këto fatkeqësi dhe sprova janë kusht që të arrihet korrektësia që pritet nga njeriu. Urtësia qëndron edhe në atë që fitorja e armikut i sprovon njerëzit, i korrigjon dhe i edukon ata, i bën të mendojnë më shumë, ta analizojnë gjendjen dhe të jenë më vigjilentë, në raste të rënda të veprojnë më me pjekuri. Allahu lajmëroi se atë e bën me qëllim që besimtarët të dinë për veten e tyre se kush janë dhe si janë. Edhe pse Allahu i di të gjitha që më parë, edhe pse e di si është besimi i tyre, dëshiron që ata ta njohin njëri-tjetrin ashtu siç janë.

Allahu do, që besimtarët përmes pendimit dhe përmes të kërkuarit falje për mëkatet e tyre të kthehen te Ai.

Më në fund, mohon qëndrimin se në Xhenet do të mund të hyjnë pa kontribut, sakrificë dhe durim. Sikur të ishte vazhdimisht të ndihmuarit dhe të sunduarit, askush nuk do të kundërvihej, askush nuk do të luftonte dhe askush nuk do të vihej në sprovë përmes keqtrajtimeve të armikut të cilave duhet t`iu përballohet.Çdo natë e errët e ka mbarimin e ndritshëm!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.4umer.net/memberlist.forum
 
Urtësia e sprovave
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Urtësia ,durimi dhe mençuria si vlera të veçanta të kryetarit të parë të Kosovës Dr.Ibrahim Rugovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Temat :: Islam-
Kërce tek: