ForumCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shiko gabimet e tua e pastaj të miat!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tinuushe



Posts : 32
Voto : 3
Join date : 07/10/2008
Age : 31

MesazhTitulli: Shiko gabimet e tua e pastaj të miat!   Fri 7 Nov 2008 - 12:40

ti që i nënçmon njerëzit! A ke shikuar në të metat e tua?






A ke shikuar në të metat e tua?

Ndodh që t’i dëgjosh disa njerëz, të cilët merren me të metat e të tjerëve, duke i marr njerëzit nëpër gojë dhe këtë e bëjnë në çdo ndejë dhe flasin pothuaj për çdo njeri. Të tillëve ju them:

I keqi i njerëzve i harron të metat e tij
Ndërsa cek të metën e vëllait, që veç i është mbuluar.
Po të ishte i mençur nuk do ta nënçmonte atë
Sepse në vete ka të meta, të cilat po t’i shihte do t’i mjaftonin. (Poezi)

O ti që i nënçmon njerëzit! A ke shikuar në të metat e tua? Përse nuk ulesh vetëm dhe ta llogaritësh veten për këto marrëzira, që çdo ditë je duke i bërë? Për Allahun, po të shikoje në të metat tua dhe ta përmirësoje veten do të ishte më mirë për ty sesa të shikosh në të metat e të tjerëve.
Dije motër, se do të pyetesh për veten tënde dhe nuk do të pyetesh për të metat e të tjerëve, atë ditë kur çdokush debaton dhe polemizon për veten e tij!

Motër besimtare!
Para se të flasim për filanen apo filanen, le të shikojmë në veten tonë? A i jemi shmangur gabimeve dhe mëkateve?
Ti do të vdesësh vetëm, do të varrosesh vetëm, do të ringjallesh vetëm dhe do të llogaritësh vetëm! Atëherë, përse të preokupohesh duke folur për të tjerët gjegjësisht për të metat e të tjerëve?

Por duhet ta dimë se të folurit për të metat e të tjerëve lejohet, nëse në këtë ka dobi, p.sh.: t'ia tërheqësh vërejtjen të tretit nga të këqijat e të dytit, të ankohesh prej tij tek gjykatësi, apo për ndonjë sqarim të çështjes së njeriut nëse pyetesh për të, p.sh.: në martesë duhet të tregohen imtësitë, por në këtë rast patjetër njeriu që flet për të duhet ta njoh atë mirë e pastaj të flasë si dhe të mos harrojë devotshmërinë në këtë rast, duke mos gënjyer, duke mos bërë padrejtësi apo shpifur diç, të cilën njeriu përkatës nuk e posedon.

Motër e nderuar!
Vërtet çështja e gjuhës është problematikë e madhe, është çelës për shumë të këqija. Jua tërheqim vërejtjen që të ruheni prej dëmeve të saj!

Allahu na ruajttë!Çdo natë e errët e ka mbarimin e ndritshëm!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://rinia.4umer.net/memberlist.forum
 
Shiko gabimet e tua e pastaj të miat!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gabimet e Fan Nolit për Skënderbeun
» Ja si më lavdëroi e pastaj më sulmoi Riza Greiçevci
» Ejup Ramadani: Punë të mbarë Kosovë. Zgjedhë ata që u beson dhe e meritojnë, e mos shiko parti, lëvizje, fe....
» Faik Krasniqi: Kohet e vjetra

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Temat :: Islam-
Kërce tek: